BallinaLajmeRama i drejtohet Muratit: Hipokrizia juaj ka kaluar çdo kufi

Rama i drejtohet Muratit: Hipokrizia juaj ka kaluar çdo kufi

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Në një postim në Facebook Rama tha se kur flet Murati për buxhet dhe interes të shtetit është qesharake.

Rama tha se Murati e ka bllokuar buxhetin e Kryeqytetin që prej 11 muajsh.

Postimi i plotë:

HIPOKRIZIA JUAJ KA KALUAR ÇDO KUFI

!Hekuran, të flasësh ti për “rrezikim të buxhetit” dhe “interes të shtetit” është qesharake. Ti që prej 11 muajsh e ke bllokuar buxhetin e Kryeqytetit, i ke ndal projektet kapitale, i ke blloku investimet e huaja dhe madje i ke bllokuar edhe të hyrat vetanake të qytetarëve, vetëm pse Prishtina nuk ju bindet politikisht. Kjo nuk është politikë, ky është shantazh institucional.

Shto këtu faktin që Prishtina kontribuon mbi 49.8% të të hyrave tatimore të buxhetit të Kosovës. Pra, ju po e bllokoni pikërisht komunën që mban financiarisht shtetin, për të cilin sot dilni e shisni moral të rremë.

Këtë e vërtetoi edhe raporti i International Crisis Group, i cili thotë qartë se Qeveria ka bllokuar komunat që nuk qeverisen nga VV.

Mos u lodhni duke ia hedhur fajin të tjerëve, Kosovën e keni futur në krizë prej 9 shkurtit. Paaftësia juaj është problem, por dashakeqësia juaj është rrezik kombëtar.Patetikë jeni kur hiqeni si shpëtimtarë, ndërkohë që vetë e keni futur Kosovën në krizë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz