back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaShqiptareRama e nis fushatën me kopje, imiton fjalimin e Albin Kurtit

Rama e nis fushatën me kopje, imiton fjalimin e Albin Kurtit

Të ngjajshme

Nis Kuvendi i LDK-së, pritet të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut

Ka nisur punimet Kuvendi i LDK-së. Në këtë Kuvendi,...

E dhimbshme: Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Muhamet Bushi

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit me një lumë akuzash dhe krahasimesh mes qeverisë dhe dy partive më të mëdha opozitare që kanë vendosur të mos futen në zgjedhje.

Për fjalimin e tij, Rama duket se është frymëzuar nga lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. Mënyra se si Rama është shprehur duke përdorur në formë krahasimi në mënyrë të përsëritur përemrat vetorë “ne” dhe “ata” është e njëjtë me mënyrën si Albin Kurti u shpreh në fushatën e vitit 2013 në Kosovë.

Fuqia krijuese e artistit duket se është zbehur te kryeministri, i cili ka rënë pre e klisheve dhe imitimeve që në nisje të fushatës.

Pjesë nga fjalimi i Ramës sot:

Ata kanë një problem, janë pak, ne kemi një avantazh jemi shumë. Ata janë dembelë, dhe të paaftë për të drejtuar, ne jemi punëtorë e të përkushtuar në drejtim. Ata janë frikacakë, dhe të alarmuar nga reforma në drejtësi, ne jemi guximtarë e të vendosur ta bëjmë këtë vend shtet ku drejtësia është një për të gjithë e të gjithë janë të barabartë para drejtësisë.

Pjesë nga fjalimi i Albin Kurtit në vitin 2013:

Ata bëjnë pazare. Ne bëjmë demonstrata.Ata kanë klientë. Ne jemi qytetarë.Ata janë pronarë. Ne jemi prodhues…

Të Fundit

Sport

ShowBiz