BallinaLajmeRakiq paralajmëron: Serbët në Kosovë nuk janë vëzhgues, do të ketë protesta...

Rakiq paralajmëron: Serbët në Kosovë nuk janë vëzhgues, do të ketë protesta në disa lokacione

Të ngjajshme

Vrasja e Liridona Ademajt – Kokalla: Në Polici më thanë se isha kryesori i rastit

Në Gjykatën Themelore ka vazhduar seanca për rastin e...

Mjeke shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së, kjo është gjendja e saj

Një mjeke shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë në...

Identifikohet personi i gjetur i vdekur në Prizren

Më 26.03.2026, rreth orës 11:36, policia ka pranuar një...

Ish banorja e ‘BBVK’ s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë të dashurin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e njëkohësisht e...

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se serbët në Kosovë “nuk do të mbesin vetëm vëzhgues” pas vendimit të Qeverisë të Kosovës t’i rrisë taksat në import të mallrave nga Serbia, dhe ka paralajmëruar se me këtë rast nesër në disa lokacione do të mbahen protesta.

Rakiq i ka thënë gazetarëve pas mbledhjes me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Beograd, se serbët nga Kosova do t’i bëjnë thirrje përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar të ndikojnë në Prishtinën që ta tërheqë vendimin për rritje të taksave.

“Ky është vendim katastrofal dhe i tmerrshëm për popullin serb në Kosovë. Do të kërkojmë që vendimi të tërhiqet, dhe nëse kjo nuk ndodhë, do të vazhdojmë deri të martën organizimin e protestës në forma tjera. Nuk do të lejojmë që fëmijët tanë nesër të mos kenë artikuj themelorë ushqimorë”, ka thënë Rakiq.

Ai ka shtuar se serbët e Kosovës të martën do të vendosin “se çfarë dhe si më tutje”.

I ashtuquajturi drejtor i zyrës së qeverisë serbe për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se serbët e Kosovës nuk kanë arsye për frikë.

“Gjithë Serbia është solidare, nuk do të lejojmë që terroristët shqiptarë ta realizojnë qëllimin, serbët në Kosovë e kanë përkrahjen dhe mirëkuptimin tonë të plotë që në mënyrë paqësore, gandiane ta mbrojnë lirinë e tyre, vatrat e tyre dhe mbijetesën”, ka thënë Gjuriq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz