HomeLajmeRagmi Mustafi akuzon Kuvendin e Bujanocit për ‘heshtje politike’ ndaj Beogradit

Ragmi Mustafi akuzon Kuvendin e Bujanocit për ‘heshtje politike’ ndaj Beogradit

Të ngjajshme

Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi...

Man City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernández, Chelsea kërkon më shumë

Manchester City ka bërë një lëvizje të fuqishme për...

Prokuroria Speciale njofton për arrestimin e gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me...

Vdes e moshuara Hyra Geci nga Llausha e Skenderajt (FOTO)

Është ndarë nga jeta e moshuara Hyra Geci nga...

Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi ka reaguar ashpër pas refuzimit të Kuvendit të Bujanocit për të shqyrtuar propozimin për shpalljen persona non grata të disa zyrtarëve të lartë serbë.

Ai e ka cilësuar këtë veprim si një qëndrim të hapur politik kundër shqiptarëve të Luginës.

Përmes një reagimi publik, Mustafi shkruan se nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit, Driton Rexhepi, dhe me shumicën që sipas tij kontrollohet nga Arbër Pajaziti, u refuzua edhe vendosja në rend dite e një vendimi simbolik kundër figurave që ai i konsideron përgjegjëse për gjuhë urrejtjeje, diskriminim dhe politika shtypëse ndaj shqiptarëve.

Reagimi i plotë:

KUVENDI I BUJANOCIT SOT ZGJODHI HESHTJEN

Nën drejtimin e Driton Rexhepit dhe me shumicën e kontrolluar nga Arbër Pajaziti, u refuzua edhe shqyrtimi i vendimit për shpalljen persona non grata të:

Aleksandar Vulin – simbol i gjuhës së urrejtjes shtetërore, arkitekt i diskursit anti-shqiptar dhe figurë e sanksionuar ndërkombëtarisht nga SHBA dhe BE;

Nebojša Čović – arkitekt i “menaxhimit të konfliktit”, përgjegjës politik për politikat represive pas vitit 2001; emri që lidhet me shtypjen, vrasjet e pasluftës dhe jo me paqen në Luginë.

Aleksandar Martinović – zëdhënës i arrogancës politike të Beogradit, mbrojtës i politikave që relativizojnë diskriminimin dhe justifikojnë përjashtimin institucional të shqiptarëve në Luginë.

Nenad Mitrović – burokrat i normalizimit të diskriminimit; fytyra administrative e një politike që e zbraz Luginën pa zhurmë, me letra dhe vendime.

Kjo nuk ishte procedurë. Ishte qëndrim politik.

Pushteti i kapur nga SNS-i refuzojë një vendim simbolik kundër gjuhës së urrejtjes, diskriminimit dhe politikave që kanë prodhuar pasivizim adresash e përjashtim të shqiptarëve, do të thotë t’i normalizosh ato.

Kur Kuvendi hesht përballë Beogradit, flet kundër qytetarëve të vet.

Heshtja nuk është neutrale. Heshtja është anë.
Dhe kjo anë ishte kundër dinjitetit të shqiptarëve në Bujanoc.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz