back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleRadisheva e Kotorri, të mbytur në baltë

Radisheva e Kotorri, të mbytur në baltë

Të ngjajshme

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

Porsche rikthen Carrera GT me dizajn Le Mans

Porsche riktheu Carrera GT-në në gjendje fabrike me dizajn...
- Advertisement -

Radisheva dhe Kotorri janë dy fshatrat më veriore të komunës së Skenderajt, të cilat kufizohen me fshatrat e Zubin Potokut dhe të cilat kanë pësuar dëme të mëdha gjatë luftës. Përveç ndërtimit të rrugëve nëpër lagje, të cilat kanë mbetur në baltë, banorët e këtyre dy fshatrave kërkojnë edhe një rrugë që çon deri te Liqeni i Ujmanit (Gazivoda), shkruan sot gazeta “Zëri“.

Banorët e dy fshatrave të komunës së Skenderajt, Radishevë e Kotorr, të cilat pothuajse janë boshatisur për shkak të kushteve të vështira të jetesës, i kanë kërkuar kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit që “t’i nxjerrë nga balta”, pasi asnjë nga lagjet e këtyre dy fshatrave nuk kanë rrugë. Sipas tyre, derisa në fshatrat tjera të Skenderajt janë asfaltuar edhe rrugicat nëpër lagje, Kotorri dhe Radisheva kanë vetëm nga një rrugë që shpie deri në mes të fshatrave. Tutje nëpër lagje, siç kanë thënë ata, “duhet çarë baltën”.

Driton Hajrizi, një banor i fshatit Kotorr, ish-luftëtar i UÇK-së, thotë se banorët e këtij fshati kanë kërkuar nga të gjitha pushtetet që kanë qeverisur me Skenderajn pas përfundimit të luftës që t’ua ndërtojnë rrugët, por kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Këto dy fshatra, Radisheva e Kotorri, kanë shkruar historinë gjatë periudhave të ndryshme. Ato kanë dhënë bijtë më të mirë për lirinë e Kosovës, por nga aty kanë dalë edhe Shote Galica e Mehmet Delia, të cilët kanë luftuar sunduesin shekullor. Për këtë arsye ato duhet shikuar më ndryshe, nëse jo njëjtë me fshatrat tjera, Radishevën dhe Kotorrin. Është e pakuptueshme që asnjë lagje nuk ka rrugë të shtruar”, ka thënë Hajrizi.

Njëjtë sikurse Hajrizi pohon edhe kryetari i Radishevës, Afrim Tahiri, i cili gjithashtu ka qenë luftës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Banorët po ikin nga fshati, sepse nuk ka kushte për jetë normale. Lagjet janë krejtësisht pa rrugë, kemi vetëm një rrugë që fshatin e lidh me rrugën Mitrovicë – Pejë, edhe shkolla është mbyllur pasi nuk ka numër të mjaftueshëm të nxënësve. Në lagjen ‘Ahmeti’ jeton vetëm një familje, të gjitha familjet tjera janë shpërngulur. Për ta kthyer jetën në fshat duhet të punohet, sidomos në infrastrukturën rrugore. Deri më tani nuk është bërë asgjë, të shohin tani e pas”, i tha “Zërit” Afrim Tahiri, kryetar i fshatit Radishevë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz