Rada Trajkoviq: Intervenimi në Mitrovicë u bë me marrëveshje në prapaskenë
Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se nuk beson se do të nënshkruhet një marrëveshje obliguese Kosovë-Serbi, e as që serbët do të largohen nga Qeveria e Kosovës, por është shprehur e bindur se me zvarritje të procesit Serbia do të fitojë më shumë.
Në një intervistë dhënë Agjencisë së lajmeve FoNet, Trajkoviq ka thënë se ndarja e Kosovës paraqet “zgjidhjen më të keqe”, përcjell sot “Koha Ditore”.
Sipas saj, gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit është përdorur “forcë e tepërt, por populli nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte”.
Lexo edheZgjedhjet, të pashmangshme
Ajo konsideron se në Kosovë dhe rreth Kosovës aktualisht për shumë gjëra “po arrihen marrëveshje në prapaskenë” dhe se “është thjeshtë e pabesueshme që të mos jetë arritur një marrëveshje e tillë edhe për atë që ndodhi në Mitrovicë”.














