BallinaShqiptareQyteti shqiptar në të cilin gjatë 2017-s nuk pati asnjë vrasje

Qyteti shqiptar në të cilin gjatë 2017-s nuk pati asnjë vrasje

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka njoftuar se...

Ish-trajneri i Barcelonës njofton largimin nga skuadra e tij

Një ish-trajner i Barcelonës ka njoftuar largimin nga skuadra...

SHBA godet rrjetin kibernetik iranian – Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion...

Valverde jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Athletic Bilbao

Ernesto Valverde ka njoftuar se periudha e tij e...

Vrasjet e zyrtarëve të lartë iranianë, reagon Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei,...

Gjatë vitit 2017 në territorin e Beratit nuk është evidentuar asnjë vepër e rëndë penale, pra shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero.

Berati është qyteti që nuk ka regjistruar asnjë vepër penale “vrasje” gjatë vitit 2017.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ka prezantuar raportin vjetor të punës së uniformave blu.

Në fjalën e tij, Veliu tha se fokusi për vitin 2018 do të jetë, operacioni kundër krimit të organizuar “Forca e Ligjit”.

“Jemi sot në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat për të zhvilluar analizën vjetore të punës së bërë nga kjo Drejtori për vitin 2017. Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka patur rezultate pozitive. Vlen për të theksuar që gjatë vitit 2017 në këtë territor nuk është evidentuar asnjë vepër e rëndë penale, pra shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero. Ashtu si dhe dua të theksoj se numri i aksidenteve me pasoja të rënda, pra me pasoja fatale është jashtëzakonisht i ulët në krahasim me Drejtoritë e tjera Vendore të Policisë.

I pyetur nëse do të ketë reformë në polici, Veliu u përgjgj:
“ Jo, në Polici nuk do të ketë reforma. Në Polici do të ketë ristrukturim ose riformatim për ta bërë strukturën sa më efiçente dhe më fleksibël.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz