Qyteti fantazmë i Mosulit, si dukej dikur dhe tash

Nëse shihet nga larg, qyteti i vjetër i Mosulit mund të krahasohet me një plazh me rërë
Kanë kaluar më shumë se tetë muaj prejse Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit e ka humbur betejën kundrejt forcave qeveritare irakiane dhe aleatëve të saj.
Derisa ka filluar rindërtimi i saj, qyteti i dytë më i madh i Irakut vazhdon të luftojë për t’u rikthyer në rrugën e saj.
Irakianët janë kthyer në shtëpitë dhe dyqanet e tyre.
Shumë prej tyre thonë se qeveria është duke bërë përpjekje të ngadalta në rindërtimin e qytetit.
Mbrojtja civile e Mosulit është duke bashkëpunuar me NGO-në për të pastruar qytetin e vjetër, por sipas Abdel Satar al-Habbow, drejtori i qytetit të Mosulit, rindërtimi i qytetit mund të marrë disa vite.
Shumë shtëpi nuk kanë energji elektrike dhe qasje në rrjetin e ujit. Gjithashtu, disa prej tyre janë të minuara.
Përpjekjet për pastrim, po ashtu, përfshijnë gjetjen dhe identifikimin e kufomave nën rrënojat.

Lexo edheQëllon me pistoletë në dasmë, vret dhëndrin – VIDEO
“Është e vështirë të dihet se kush është ai”, tha shefi e mbrojtjes civile të Mosulit, Rabie Ibrahim Hassan, për “Al Jazeera”.
“Ne nuk kemi një ekip, personel apo qasje në teknologjinë e forenzikës”, tha ai.
Sipas Hassanit, trupat e civilëve zakonisht përcillen për te varrezat me ceremoni funerale, ndërsa trupat e luftëtarëve të ISIL-it lihen anash.
Hassan vlerëson se mund të jenë rreth 5,000 trupa të shpërndarë në të gjithë qytetin.



















