back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditQytetari publikon faturën: Për një market të vogël muajin e kaluar pagova...

Qytetari publikon faturën: Për një market të vogël muajin e kaluar pagova 715 euro rrymë, këtë muaj mbi 1 mijë

Të ngjajshme

Një qytetar është ankuar për faturën e energjisë elektrike, që thotë se i ka ardhur në vlerë 1 mijë e 71 euro për një market prej 170 metra katrorë, duke e cilësuar këtë si “grabitje”.

Shkumbin Maloku thotë se muajin e kaluar ka paguar 715 euro për të njëjtin konsum.

“…tash po më kërkojnë 356 euro më shumë për të njëjtin konsum. Kjo nuk është rritje normale – kjo është shkatërrim i qëllimshëm i biznesit privat, nga ku ky shtet merr taksat, të hyrat dhe pagat”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se ky është problem i çdo qytetari dhe biznesi në vend.

“Sot jam unë, nesër jeni ju. Sepse shteti ynë nuk prodhon asgjë, nuk ndërton asgjë – por i mjel bizneset private deri në rrënim. Heshtja jonë është forca e tyre. Sot, na kanë zënë në gjumë, por kjo faturë është një shuplakë – për të na zgjuar. Sepse kjo nuk është faturë për rrymë, kjo është faturë për dështimin e shtetit dhe për heshtjen tone”, ka shkruar Maloku, teksa ka bashkangjitur faturën.

Postimi i plotë: 

Ky nuk është faturim – është grabitje!
Këtë muaj më ka ardhur fatura e energjisë elektrike 1,071 euro për një market prej vetëm 170 metrash katrorë. Po, më shumë se 1 mijë euro për rrymë, në një biznes të vogël që lufton për mbijetesë çdo ditë.
Muajin e kaluar pagova 715 euro, tash po më kërkojnë 356 euro më shumë për të njëjtin konsum. Kjo nuk është rritje normale – kjo është shkatërrim i qëllimshëm i biznesit privat, nga ku ky shtet merr taksat, të hyrat dhe pagat.
Pyetja që shtroj është e thjeshtë:
Si mund të mbijetojë një biznes i vogël me fatura kaq të çmendura? Çfarë po ndodh me këto tarifa? Kush i kontrollon këto çmime? Apo janë të lirë t’i rrisin si të duan, sepse askush nuk përgjigjet?
Ky nuk është vetëm problem i imi – ky është problem i çdo qytetari dhe biznesi në Kosovë. Sot jam unë, nesër jeni ju. Sepse shteti ynë nuk prodhon asgjë, nuk ndërton asgjë – por i mjel bizneset private deri në rrënim.
Heshtja jonë është forca e tyre.
Sot, na kanë zënë në gjumë, por kjo faturë është një shuplakë – për të na zgjuar. Sepse kjo nuk është faturë për rrymë, kjo është faturë për dështimin e shtetit dhe për heshtjen tonë.
Unë nuk do të hesht më. A do të heshtësh ti?

 

- Advertisement -

Të Fundit