Dorëheqja e Nexhat Demakut nga posti i kryetarit të Drenasit ka lënë një boshllëk të madh në komunën e Drenasit.
Më 4 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakoshme dhe qytetarët e Drenasit do të kenë përball tyre shumë alternativa për të votuar.
Deri më tanë janë shpallur disa kandidatë për të parin e komunës, por kryesorët për të parin e komunës janë Ramiz Lladrovci, Naim Bazaj dhe Xhavit Drenori.
I pari është nominuar nga PDK-ja, kurse Bazaj që deri dje shpresonte të nominohej nga partia, “ndihet” i tradhëtuar dhe sot ai ka shpallur kandidaturën si kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit.
Edhe asambleisti Xhavit Drenori ka shpallur kandidaturën si i pavarur për kryetar të Denasit.
Për votueist e PDK-së është një dilemë e madhe për të zgjedhur të preferuarin. Të votojnë për kandidatin e partisë, Ramiz Laldrovcin, për Naim Bazajn që gëzon një mbështetje të madhe nga simpaizantët e PDK-së, apo për Drenorin që tërë mandatin si asamblesistë komunal e kalon duke folur me banorët e komunës për problemet që ata kanë në jetën e përditshme./Drenicapress.info.