BallinaLajmeQuni për Agim Ramadanin: Brenda uniformës së ushtarit të UÇK-së rrihte zemra...

Quni për Agim Ramadanin: Brenda uniformës së ushtarit të UÇK-së rrihte zemra e një poeti dhe piktori

Të ngjajshme

Buta i përfshirë në incidentin në Ferizaj, dyshohet se ishte cak i sulmit

Reperi i njohur kosovar Buta ndodhet në kërkim policor,...

De Laurentiis shpërthen ndaj FIFA-s dhe UEFA-s

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka sulmuar ashpër...

Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati

Një përleshje fizike e shoqëruar me të shtëna me...

Në një rrëfim emocional për heroin e Betejës së Koshares, komandantin Agim Ramadani, ish-bashkëluftëtari i tij Anton Quni ka evokuar figurën e tij si strateg ushtarak, artist dhe simbol të lirisë.

Quni ka theksuar se Ramadani përfaqësonte bashkimin e disiplinës ushtarake me shpirtin artistik, duke e parë lirinë jo vetëm si mision ushtarak, por edhe si vlerë të thellë kulturore dhe identitare. Sipas tij, Agim Ramadani ishte një nga figurat kyçe në planifikimin dhe udhëheqjen e operacioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), veçanërisht në Betejën e Koshares, transmeton lajmi.net.

Në një status përkujtimor, Quni e ka përshkruar Ramadanin si “arkitekt të lirisë”, një njeri që sfidoi kufijtë dhe që bashkoi artin me luftën për çlirim. Ai ka kujtuar se Ramadani nuk e shihte luftën vetëm si përballje ushtarake, por edhe si mision për mbrojtjen e identitetit dhe kulturës kombëtare.

“Agimi ishte një paradoks i bukur: ushtarak i disiplinuar, por edhe poet e piktor në shpirt. Ai e dinte se liria nuk mbrohet vetëm me armë, por edhe me kulturë e identitet”, ka shkruar Quni.

Ai ka përmendur gjithashtu rolin e Ramadanit në planifikimin e operacioneve strategjike gjatë luftës, duke e cilësuar si komandant që udhëhiqte nga rreshti i parë dhe ndante çdo rrezik me ushtarët e tij. Në këtë kontekst, Quni ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët e rënë gjatë asaj periudhe, duke i përshkruar si dëshmorë të lirisë.

Sipas tij, Beteja e Koshares mbetet një nga momentet më të rëndësishme të luftës për çlirimin e Kosovës, ku Agim Ramadani dhe bashkëluftëtarët e tij luajtën rol vendimtar në rrjedhën e historisë së vendit.

Postimi i plotë:

Agim Ramadani – Arkitekti i Lirisë dhe Bashkudhëtarët e Përjetësisë
Sot jemi mbledhur për të kujtuar një njeri që i sfidoi kufijtë – jo vetëm kufirin fizik që ndante shqiptarët, por edhe kufijtë e asaj që mund të arrijë një qenie njerëzore brenda një jete të vetme.
Agim Ramadani nuk është thjesht një emër në listat e dëshmorëve; ai është arkitekti i thyerjes së madhe.
Agimi ishte një paradoks i bukur. Si ushtarak karriere, ai zotëronte disiplinën dhe ftohtësinë e duhur për betejë. Por, brenda asaj uniforme të UÇK-se rrihte zemra fisnike e një poeti dhe piktori.
Ai e dinte se liria nuk mbrohet vetëm me plumba, por edhe me kulturë e identitet.
Brusha e tij pikturonte peizazhet e Kosovës, ndërsa vargu i tij profetik na kujtonte se: “edhe vdekja është e bukur kur i detyrohesh lirisë”.
Agimi iu përgjigj kushtrimit legjendar të Adem Jasharit, që ushtonte nga Prekazi në çdo cep të mërgatës; ai iu përgjigj uratave të nënave që përcillnin djemtë në luftë dhe vajit të fëmijëve që kërkonin qiell pa tym baruti.
Për Agimin, liria nuk ishte opsion, ishte amanet.
Në rrugëtimin e tij drejt thyerjes së kufirit, Agimi nuk ishte i vetëm në krye të mendimit strategjik.
Ai kishte pranë vetes krahun e tij të djathtë, strategun dhe heroin Sali Çekaj.
Ky binom i çeliktë përfaqësonte bashkimin e përsosur të vizionit ushtarak dhe vendosmërisë kombëtare.
Agimi nuk projektonte vetëm sulme në letër; ai hartonte çdo detaj të operacioneve në terrenet më të thyera, duke ndarë çdo rrezik e çdo vështirësi.
Ishin pikërisht planifikimet e përbashkëta që i dhanë forcë dhe goditje precize GO-3.
Ky shpirt i ndjeshëm artisti, i gërshetuar me trimërinë e luftëtarit, bëri që Agimi t’i përgjigjej pa hezituar kushtrimit të lirisë dhe të bëhej vet kushtrimi i lirisë.
Në atë ditë të shenjtë e të rëndë, kur Agimi po shkruante historinë me gjak, pranë tij ranë për të mos vdekur kurrë edhe pesë yje të luftës për liri:
– Arben Skender Jusufi (Cërnicë, Gjilan);
– Driton Gani Veliu (Polac, Skenderaj);
– Harun Nebih Beka (Gushavc, Mitrovicë);
– Rrahman Jetullah Tafa (Cërralevë, Shtime);
– Sylejman Adem Shala (Vidishiq, Mitrovicë).
Shpesh, koha i shndërron heronjtë në mite të largëta.
Por Agimi, bashkë me Saliun dhe dëshmorët e tjerë, ishin një realitet i prekshëm.
Ne i pamë ata në baltën e llogoreve, në të ftohtit e maleve dhe në zjarrin e betejave.
Në egërsinë e luftës, Agimi ruajti një kujdes prindëror ndaj çdo luftëtari. Ai nuk i shihte bashkëluftëtarët si numra, por si bij të kësaj toke.
Ai na dëshmoj se një komandant i madh është ai që prin në rreshtin e parë, që vlerëson ushtarët si pasurinë më të shtrenjtë të kombit dhe që nuk kërkon sakrificë nga të tjerët pa dhënë shembullin personal i pari.
Kur flasim për Agimin si strateg, flasim për operacionin që ndryshoi rrjedhën e historisë: “Betejën e Koshares”. Nën emrin e koduar “Katana”, ai u bë shpata që preu prangat e robërisë.
Ky operacion mbetet leksioni më i madh i taktikës dhe trimërisë në historinë tonë të re.
Shpeshherë ne pyesim: Si do ta donte Agimi Kosovën sot?
Nëse do të mund të fliste përmes vargut apo penelit të tij, Agimi do të kërkonte një Kosovë që i ngjan idealeve të tij: një vend ku ligji është po aq i prerë sa strategjia e tij ushtarake, por ku arti dhe dija lulëzojnë me lirinë që ai pikturonte.
Ai do ta donte një Kosovë të bashkuar, pa mure të brendshme, një shtet që i mbron bijtë e vet ashtu siç i mbrojti ai ushtarët në llogore.
Ai do të donte që kjo tokë të mos ishte vetëm e lirë, por edhe e ndritur, ku dinjiteti i qytetarit është i pacenueshëm, ashtu siç ishte i pacenueshëm betimi i tij në Koshare.
Agimi dhe dëshmorët nuk ranë për të mbetur një kujtim i dhimbshëm, por për t’u bërë gur themeli.
Sot, kur shohim Kosovën e lirë, shohim pikturën e tyre më të bukur.
Lavdi të përjetshme heroit Agim Ramadani!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz