back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaLajmeQKUK-ja përforcon shërbimet për infertilitet, sigurohen barna për IVF-në

QKUK-ja përforcon shërbimet për infertilitet, sigurohen barna për IVF-në

Të ngjajshme

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) muaj më parë ka nisur procedurat për ofrimin e shërbimit të fertilizimit të asistuar (IVF). Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës për furnizim me barna të nevojshme për pacientët që i nënshtrohen kësaj procedure, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit, kontrata përfshin furnizimin me 11 lloje barnash për IVF-në, ndërsa do të zgjasë 12 muaj. Vlera e përgjithshme e parashikuar e kontratës është 173,373.75 euro.

Kontrata publike është paraparë të ketë kohëzgjatje 12 muaj, ndërsa vlera e përgjithshme e parashikuar arrin në 173,373.75 euro.

Në kuadër të kësaj kontrate janë ndarë disa lote për barna specifike:

Lot 1 – Chorionic Gonadotrophin
Tenderi është fituar nga grupi i operatorëve ekonomikë “Asgeto” dhe “VARUS KS” SH.P.K.
Vlera e kontratës: 6,770.00 euro.

Lot 2 – Follitropin alpha
Tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Santefarm” Sh.p.k.
Vlera e kontratës: 20,208.75 euro.

Lot 3 – Follitropin alpha
Tenderi i është besuar grupit të operatorëve ekonomikë “Asgeto” dhe “VARUS KS” SH.P.K.
Vlera e kontratës: 82,563.00 euro.

Lot 7 – Triptorelin acetate
Tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Asgeto”.
Vlera e kontratës: 1,150.00 euro.

Lot 8 – Cetrorelix
Tenderi i është besuar grupit të operatorëve ekonomikë “Asgeto” dhe “VARUS KS” SH.P.K.
Vlera e kontratës: 26,856.00 euro.

Lot 9 – Human menopausal gonadotrophin
Tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Asgeto”.
Vlera e kontratës: 11,312.00 euro.

Këto furnizime synojnë të mbështesin implementimin e procedurave të IVF-së në QKUK, një shërbim që pritet të ndihmojë çiftet që përballen me probleme të infertilitetit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz