QKUK-ja pastron rrënojat pranë Pulomologjisë: Paraqitej rrezik për pacientët dhe stafin
dp

Lexo edheHamza mirëpret lirimin me kusht të Smakajt, Fazliut e Shalës: Në Hagë po mbahen edhe çlirimtarë të tjerë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njoftoi se ka përfunduar pastrimi i rrënojave pranë Klinikës së Pulmologjisë.
Sipas QKUK-së, kjo hapësirë për një kohë të gjatë ka paraqitur rrezik për pacientët, përcjellësit dhe stafin e QKUK-së, për shkak të pranisë së qenve endacakë dhe elementeve potencialisht keqbërëse.
“Me këtë ndërhyrje është eliminuar një zonë e pasigurt dhe e shëmtuar, duke krijuar një ambient më të hapur, më të pastër dhe më të sigurt, si dhe duke mundësuar frymëmarrje më të mirë të hapësirës përreth klinikës.

Lexo edheHamza mirëpret lirimin me kusht të Smakajt, Fazliut e Shalës: Në Hagë po mbahen edhe çlirimtarë të tjerë
Aktiviteti i pastrimit do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të oborrit të QKUK-së, me qëllim të përmirësimit të sigurisë, pastërtisë dhe kushteve të përgjithshme për të gjithë shfrytëzuesit e institucionit” thuhet në njoftim.