BallinaRegjionaleDrenasQKMF-ja e Drenasit siguron donacion një autoambulancë nga donatorë mërgimtarë

QKMF-ja e Drenasit siguron donacion një autoambulancë nga donatorë mërgimtarë

Të ngjajshme

Austria dëbon tre diplomatë rusë për dyshime për spiunazh me antena në çati

Austria ka shpallur tre diplomatë rusë “persona non grata”...

Lajm i mirë për Malishevën, nënshkruhet kontrata për rrugën Kijevë-Malishevë

Rruga e shumëpritur Kijevë-Malishevë do të bëhet realitet. Kontrata...

Uashingtoni hyn në boshllëkun energjetik të Evropës në Ballkan

Prej se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Cllevio: Jam fans i Ramës, në shtëpi përplaseshim për Berishën

Intervista e Kleviol Ahmetit në podcastin e Grida Duma-s...

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas “Dr.Hafir Shala” është pajisur edhe me një autoambulancë, e dyta gjatë këtij viti, donacion ky nga një grup mërgimtarësh nga Gjermania.

Mërgimtarët nga Gjermania, Blendon Gërguri, Florim Hasi, Hysen Bashaj, Bajram Krasniqi, Muharrem Nika, Ramiz Halilaj, Xhevdet Hajdari, Ekrem Zeqiri e Xhevdet Abazaj, kanë mbledhur fonde dhe kanë siguruar autoambulancën e markës mercedes për shërbime shëndetësore e cila i është dhuruar QKMF-së në Drenas.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dorëzuar çelësat e këtij automjeti për QKMF-në dhe ka falënderuar bashkatdhetarët tanë që kanë dhuruar donacion një automjet të tillë i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të Drenasit.

“I jam mirënjohës dhe falënderoi bashkatdhetarët tanë që kanë siguruar një automjet të tillë të kompletuar i cili plotëson të gjitha kërkesat e një automjeti që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare është duke u plotësuar me automjete për t’i shërbyer qytetarëve, ky është automjeti i dytë këtë vit që sigurojmë falë donacioneve nga mërgata jonë e dashur shqiptare”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz