Qindra vota për presidentin Erdoan në zgjedhjet e Holandës
Sipas artikullit të gazetës Sabah në zgjedhjet në Holandë dolën vota edhe për Erdoan.
Emri i shkruar “Rexhep Tajip Erdoan” në fletat e votimit në zgjedhjet në Holandë dominuan zgjedhjet që u zhvilluan dje në këtë vend.
Në një pamje të publikuar në media në fund të fletës së votimit ishte shkruar emri “Rexhep Tajip Erdoan”.
Bëhet e ditur se nga kutitë e votimit janë mbledhur qindra fleta të tilla.
Këto fletë me emrin e Presidentit Erdoan u shpërndanë për një kohë të shkurtër në median sociale.
Në mesazhet e postuara në Facebook dhe Twitter zunë vend shumë fletë të pavlefshme votimi në të cilat ishte fotografia dhe emri i Erdoanit.

Lexo edhePas ambasadorit, Turqia kthen mbrapa edhe lopët holandeze
Më parë edhe në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin hedhur vota simbolike për Presidentin Erdoan.
Edhe në zgjedhjet presidenciale në Francë kishin dalë vota për Presidentin Erdoan.
Përdoruesit e medias sociale kishin shkruar “Vetëm një njeri mund të jetë president, Erdoan, kandidatët e tjerë janë pa vend”.














