back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeQindra të rinj në Kaçanik aderojnë në PDK

Qindra të rinj në Kaçanik aderojnë në PDK

Të ngjajshme

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Qindra të rinj nga Komuna e Kaçanikut kanë aderuar sot në mënyrë solemne në Partinë Demokratike të Kosovës.

Shumica e tyre, të cilët të premten mbrëma iu bashkuan Fillimit të Ri, kanë ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një atmosferë festive, ua ka dorëzuar atyre librezat e anëtarësisë, ndërsa ka siguruar se platforma qeverisëse Fillimi i Ri në thelbin e saj e ka të ardhmen e rinisë – për të punuar dhe jetuar në Kosovë, e jo për të ikur nga vendi.

Veseli u ka thënë atyre se Fillimi i Ri do ta ketë në boshtin e tij fuqizimin e rolit të rinisë dhe të gruas.

Ai, po ashtu, ka pohuar se programi qeverisës do të sigurojë aftësim profesional për të rinjtë, në mënyrë që t’u hapet rrugë në tregun e punës./Ekonomia Online

Të Fundit

Sport

ShowBiz