Opozita në Lipjan po e akuzon drejtorinë e Bujqësisë se ka ndarë granate për persona të vdekur. Ndërkaq pushtetarët po e pranojnë një gjë të tillë, por thonë se ka qenë gabim teknik. Fermeri që përfitoi ne emër të babës së vdekur mori një serrë nga ndërkombëtarët e jo nga komuna e Lipjanit.
Kjo është lista e përfitueseve të granateve për serra në komunën e Lipjanit.
Por sipas opozitës në këtë komunë jo të gjithë përfituesit janë të gjallë.
Anëtari i Kuvendit komunal nga radhët e PDK’së, Argjend Tasholli thotë se në listën e përfitueseve kishte edhe persona të vdekur.
Në anën tjetër inspektori i bujqësisë në Lipjan, Pajtim Krasniqi e pranon se kishin përzgjedhur kishin futur në listë një person të vdekur, por që sipas tij, ky ishte vetëm lëshim.
E fermerit Ilir Ismalji nga fshati Gadime pasi ju kishte vendos serra në oborr ju kishte larguar prapë, pasi ishte vërtetuar se ka aplikuar në emër të babait së vdekur.
Por ky prapë nuk mbeti pa serrë pasi një të tillë e përfitoj nga një organizatë ndërkombëtare e jo nga komuna siç pretendon opozita.
Fermeri nga Gadimja thotë se gjithë kjo zhurmë është bërë nga PDK’ja konkretisht nga bashkëfshatari i tij asamblisti Argjend Tasholli.