back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeQeverisë nuk i mjaftuan 20 muaj për t’i dhënë përgjigje së ardhmes...

Qeverisë nuk i mjaftuan 20 muaj për t’i dhënë përgjigje së ardhmes së “Trepçës”

Të ngjajshme

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Këngëtarja latine vishet me brendin e bukuroshes shqiptare

Këngëtarja e famshme latine, Karol G, ka zgjedhur një...

Qeveria e Kosovës është zotuar se Ligji për “Trepçën” do të miratohet brenda afatit kohor.

Këshilltari politik për ekonomi i kryeministrit Isa Mustafa, Valentin Toçi, ka thënë për “Kohën Ditore” se ata janë duke punuar ende në draftimin e këtij Ligji, pa konfirmuar datën se kur ai mund të nxirret për votim para deputetëve.

E këta të fundit, më kot kanë kërkuar përgjigje nga drejtuesit e Qeverisë, në seancën e së enjtes, për arsyet e mosprocedimit të ligjit.

“Ky proces do të përfundojë brenda afateve të parapara kohore”, ka deklaruar Toçi, duke shtuar se deri në momentin kur të procedohet në Kuvend drafti, vazhdimisht ka hapësira për përmirësime.

E zyrtari për informim në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), Veton Hajdini, ka thënë se nga e hëna e javës së ardhshme kompania që ka fituar tenderin, “HPC Ernest&Yong”, do të fillojë zyrtarisht të punojë për studimin e fizibilitetit për “Trepçën”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz