Qeveria do të presë përfundimet e Komisionit për t’i dhënë epilog demarkacionit
01

Lexo edheTherje me thikë pas seancës gjyqësore

Qeveria e Kosovës nuk do t’i japë drejtim çështjes së demarkacionit me Malin e Zi pa e kryer punën Komisioni i ri, i mandatuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan sot Koha Ditore.
Në sirtarin e Qeverisë vazhdon të qëndrojnë versioni i trashëguar nga Qeveria Mustafa për shënjimin e kufirit me shtetin malazez.
Komisionin që solli atë marrëveshje Haradinaj vendosi ta shkarkojë, duke ia besuar detyrën e re kundërshtarit më të madh të versionit aktual, Shpejtim Bulliqi.

Lexo edheTherje me thikë pas seancës gjyqësore
Por Haradinaj, nuk do ta dërgojë menjëherë marrëveshjen e shndërruar në projektligj për t’i dhënë epilog në Kuvend. Dërgimi i projektligjit nuk parashihet as në agjendën legjislative të Qeverisë për vitin 2017.