back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeQeveria me zgjidhje antikushtetuese për mandatin e EULEX-it

Qeveria me zgjidhje antikushtetuese për mandatin e EULEX-it

Të ngjajshme

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Një person është arrestuar sonte në Prishtinë, për armëmbajtje...

Digjet një stallë në Saradran të Istogut, lëndohen disa persona (Video)

Një stallë në Saradran të Istogut, është përfshirë sonte...

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...

Nuk ka mbështetje në Kushtetutë vazhdimi i mandatit të EULEX-it, që Qeveria mëton ta bëjë nëpërmjet një ligji të veçantë, shkruan sot Koha Ditore.

Ky mision evropian mund t’i ushtrojë kompetencat vetëm mbi bazën e marrëveshjes ndërkombëtare.

Kushtetuta flet në nenin 20 për bartjen e sovranitetit. Në paragrafin e parë të këtij neni precizohet se “Republika e Kosovës, në bazë të marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare, për çështje të caktuara mund t’iu kalojë kompetenca shtetërore organizatave ndërkombëtare”.

Prej 2008-s e deri tash, për çdo dy vjet, vazhdimi i mandatit të EULEX-it është bërë nëpërmjet letrave të shkëmbyera midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të cilat janë konsideruar si instrumente të marrëveshjes ndërkombëtare dhe secilën herë janë ratifikuar me votën për, të së paku dy të tretave të ligjvënësve kosovarë.

Në mungesë të një letërkëmbimi të ngjashëm, Qeveria ka improvizuar të hënën, kur e ka proceduar për votim në Kuvend, Projektligjin për vazhdimin e mandatit të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit