Qeveria mban mbledhje elektronike, ky është vendimi që mori
dp

Lexo edheQeveria mban mbledhje elektronike, vendos që t’i dërgoj Kuvendit për ratifikim tre anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së AKK-së

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje elektronike.
Në këtë mbledhje është miratuar vendimi me të cilin i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, ratifikimi i 3 (tre) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
Mandati i anëtarëve sipas këtij vendimi fillon vetëm pas përfundimit të mandatit të anëtarëve të KSHC-së për fushat përkatëse, raporton IndeksOnine.
Njoftimi i plotë i Qeverisë:
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka:
Miratuar vendimin me të cilin i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, ratifikimi i 3 (tre) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, si në vijim:

Lexo edheQeveria mban mbledhje elektronike, vendos që t’i dërgoj Kuvendit për ratifikim tre anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së AKK-së
Në shkencat mjekësore, Driton Vela,
Në shkencat humane, Florim Gallopeni,
Nga radhët e studentëve, Shkurtë Bajgora.
Mandati i anëtarëve sipas këtij vendimi fillon vetëm pas përfundimit të mandatit të anëtarëve të KSHC-së për fushat përkatëse.