BallinaLajmeQeveria Haradinaj pritet të procesojë Ligjin për Prishtinën

Qeveria Haradinaj pritet të procesojë Ligjin për Prishtinën

Të ngjajshme

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Incident i rëndë në Podujevë, dyshohet për një të vdekur

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë pasditës së...

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj pritet që ta procesojë Ligjin për Prishtinën.

Lajmin e ka bërë të ditur ish- kandidati për kryetar të Kryeqytetit nga AAK, Besnik Tahiri.

Shënimi i plotë i Tahirit:

Ligji i Prishtinës po bëhet realitet!

Sot pata nderin të takoj Kryeministrin dhe ta përgezoj për vendimin që të procesohet Ligji për Prishtinën.

Unë, si në kapacitet profesional e edhe si kandidat për kryetar tash e gati një dekadë, kam punuar dhe lobuar që ky Ligj të kalojë.

Falënderoj të gjithë që kanë qenë në grup punues, kolegë nga komuna e Prishtinës, MAPL, projekti DEMOS, ministritë e linjës dhe Instituti KLGI për angazhimin dhe punën e tyre.

Shpresoj që pas miratimit në qeveri edhe kuvendi të procedojë me shpejtësi. Ka qenë dhe është e papranushme që Prishtina të ketë statusin e komunës sikurse 37 komunat tjera.

Ndërkaq, sipas Kushtetutës (Kapitulli I – dispozitat themelore) i njihet statusi kryeqytet (Neni 13 – pika 1 dhe 2 Kryeqyteti) dhe del si obligim për rregullim me Ligj të veçantë.

Prandaj, e them me përgjegjësi të plotë se fryma Kushtetuese dhe Ligjore e njeh statusin e kryeqytetit.

Rregullimi i deritanishëm ligjor e ka njoftë organizimin vetëm si komunë, e mund të thuhet se një përkufizim i tillë më shumë është simbolik dhe trashëgimi sesa status real rregullativ dhe ligjor.

Urime qytetarë të Prishtinës

Urime Kosovë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz