Qeveria e Serbisë dhe Lista Serbe pa reagim për rastin e 24 shtatorit në Banjskë
dp

Lexo edheDita e sulmit në Banjskë, sigurohet dokumenti ku shihet se Radoiçiq kishte biseduar në telefon me Vuçiqin

Sot shënohet përvjetori i ngjarjes së 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë një sulmi të armatosur ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës.
Megjithëse ngjarja është cilësuar si një akt agresioni dhe një prej sulmeve më të rënda kundër rendit dhe ligjit në vend, deri më tani nuk është regjistruar asnjë reagim apo dënim nga Qeveria e Serbisë dhe as nga Lista Serbe.
Institucionet e Kosovës kanë nderuar sakrificën e rreshterit Bunjaku dhe kanë përsëritur thirrjet për drejtësi, duke kërkuar që autorët e sulmit të vendosen para përgjegjësisë.

Lexo edheDita e sulmit në Banjskë, sigurohet dokumenti ku shihet se Radoiçiq kishte biseduar në telefon me Vuçiqin
Ndërkohë i përfshiri kryesor në sulmin terrorist të Banjskës vazhdon të endet i lirë në Serbi.