BallinaLajme“Qeveria e Kosovës në rënie”

“Qeveria e Kosovës në rënie”

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Që nga arrestimi i drejtorit të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka një krizë të madhe në qeverinë e Kosovës. Ndërsa arrestimi i gylenistëve e ka thelluar edhe më shumë krizën, shkruajnë mediat serbe.

‘B92’ citon deputetin e LDK-së, Naser Rugova i cili ka kritikuar koalicionin qeverisës duke thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur qeveri më të dobët dhe më të papërgjegjshme.

Rugova ka thënë se partia e tij është e gatshme të diskutojë për datën e zgjedhjeve të reja pasi qeveria e tanishme është pothuajse në rënie, me largimin e Listës Serbe nga koalicioni, përcjellë lajmi.net.

‘Tanjug’ rikujton se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë mbajtur në qershor të vitit të kaluar, ndërsa institucionet janë themeluar pas negociatave të gjata dhe të vështira me Listën Serbe.

Pas arrestimit të drejtorit të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, kjo Listë ka vendosur të dal nga qeveria Haradinaj.

Ndërsa pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj i cili vije nga radhët e AKR-së së Behgjet Pacollit, vendim ky për shkak të arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, media serbe thotë se qeveria është edhe më në rrezik të bie pasi Pacolli mund të largohet nga koalicioni.

Duke e quajtur qeverinë Haradinaj ‘të brishtë’, e cila më parë kishte 62 deputetë ndërsa sot ka vetëm 53, një qeveri e tillë nuk mund të jetë as pakicë, vijon shkrimi duke iu referuar edhe medieve kosovare.

Theksojmë se edhe pas largimit të Listës Serbe nga koalicioni, Haradinaj ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje nga qeveria.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz