BallinaLajmeQeveria dorëzohet para Manastirit: Vazhdon punën, por jo afër Manastirit

Qeveria dorëzohet para Manastirit: Vazhdon punën, por jo afër Manastirit

Të ngjajshme

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë mbetet e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga...

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

Qeveria e Kosovës ndau 12 milionë euro që rruga që lidh Deçanin me Plavën të përfundohet, por gjatë rrugës kanë dalë probleme.

Pas një ankese të Manastirit të Deçanit drejtuar ndërkombëtarëve, këta të fundit kanë kërkuar që puna të ndalet, shkruan gazetametro.net.

Mirëpo, Qeveria nuk ia ka vënë tërësisht veshin, por edhe i është dorëzuar kërkesës së Manastirit. Ndonëse punët nuk u ndalën siç u kërkua, punët po kryhen vetëm në pjesë të tjera të këtij projekti, pas 6 kilometrat e kontestuara nga Manastiri nuk po preken përkohësisht.

Këtë e ka bërë të ditur për media këshilltari i ministrit Pal Lekaj, Faton Mani, i cili ka shtuar se i gjithë ky kundërshtim nga Manastiri është politik.

“Kundërshtimi i Manastirit është i gabuar, i dëmshëm për lëvizjen e lirë, s’ka lidhje me sigurinë e Manastirit dhe si i tillë merr karakter politik. Punimet po vazhdojnë në kilometren e 6-të e tutje, duke e shmangur zonën e Mbrojtur rreth Manastirit”, ka thënë Mani.

Ndërkohë, Manastiri i Deçanit po kërkon që të respektohet Ligji për Zonat e Mbrojtura, ndonëse sipas ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, kjo rrugë nuk prekë pjesën e mbrojtur nga ligji.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz