Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Vehbi Berisha është i shqetësuar me prezencën e shtuar të qeneve endacak në hapësirat publike në Drenas. Ai thotë se rrezik i përhapjes së ndonjë epidemie (infeksioni) për shkak të qeneve endacak në hapësirat e qytetit dhe fshatrave përreth. Në buxhetin e miratuar të vitit 2017, sipas tij janë ndarë 20,000.00 EUR për projektin e trajtimit të qeneve endacak gjatë vitit 2017. Në lidhje me ketë çështje ka kërkuar sqarim zyrtar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Drenasit, ku me date 04.07.2017 ka pyetur se deri ku ka arrit implementimi i projektit për trajtimin e qeneve endacak, për çka është nda edhe buxheti prej 20,000.00 EUR ?
Ky është statusi i postuar në profilin e tij në facebook:
Të nderuar qytetar të Drenasit, këto ditë kam pranuar disa shqetësime të qytetareve të Drenasit në lidhje me prezencën e shtuar të qeneve endacak në hapësirat publike në Drenas si dhe rreziku i përhapjes së ndonjë epidemie (infeksioni) për shkak të qeneve endacak në hapësirat e qytetit dhe fshatrave përreth. Në buxhetin e miratuar të vitit 2017 janë ndarë 20,000.00 EUR për projektin e trajtimit të qeneve endacak gjatë vitit 2017. Në lidhje me ketë çështje kam kërkuar sqarim zyrtar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Drenasit, ku me date 04.07.2017 kam pyetur se deri ku ka arrit implementimi i projektit për trajtimin e qeneve endacak, për çka është nda edhe buxheti prej 20,000.00 EUR ?
Përkitazi me pyetjen time brenda një afati të shkurtër kohor, më është kthyer një përgjigje zyrtare, ku thuhet se përafersisht deri me tani janë trajtuar afro 100 qenë endacak (për me shumë shih përgjigjet zyrtare të bashkangjitura në ketë postim). Në lidhje me ketë dukuri e cila sa vjen e bëhet më shqetësuese për qytetaret tanë me siguri se do të diskutojmë edhe me gjerësisht në një nga seancat e radhës së Kuvendit Komunal të Drenasit.