BallinaLajme“Qëllimi i zhvillimeve të fundit dihet – vendosja e kufirit të ri...

“Qëllimi i zhvillimeve të fundit dihet – vendosja e kufirit të ri në Ibër”

Të ngjajshme

Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”,...

Rogerti nuk i ndahet Selin: Tezja jote më tha shko se na luajti mendsh

Selin Bollati dhe Rogert Sterkaj kanë nisur debatët sërish...

SHSKUK-ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipjani

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5 vjeç,...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda thotë se qëllimi i daljes së Listës Serbe nga Qeveria është të krijohen përplasje dhe të merren hapat tjerë të mëtutjeshëm, e që sipas tij, qëllimi i tyre dihet: kufiri i ri në Ibër.

Ja çka shkruan Deda në Facebook:

Në finalen e dialogut për “normalizim” Kosovë-Serbi tash me daljen e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës dhe vendimin që në mënyrë të njëanshme ta krijojnë Bashkësinë e komunave serbe fillon përplasja me ndërmarrje të hapave të njëanshëm. Dihet qëllimi përfundimtar – kufiri i ri në Ibër.

Kjo taktikë dhe strategji në politikbërje dhe krijim të “realiteteve të reja” e gjen lidershipin tonë shtetëror të papregaditur, e Kosovën pa asnjë lloj konsensusi – sepse një pjesë e lidershipit është për ndarje, pjesa tjetër është kundër.

Dhe derisa Serbia hyn në konsolidim të pozicionit të vet strategjik negociator me krijim të “realiteteve të reja”, neve në Prishtinë na pret një vazhdim i lojës politike e taktike, natyrisht gjithnjë taktike. House of Cards, verzioni i Kosovës, vazhdon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz