back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmePushteti e heshtë fyerjen që ambasadorja Lama ia bëri KTV-së

Pushteti e heshtë fyerjen që ambasadorja Lama ia bëri KTV-së

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Pushteti nuk është distancuar dhe as nuk ka ndërmarrë ndonjë masë sanksioni ndaj ambasadores Alma Lama, për fyerjet publike që ia ka bërë Kohavisionit (KTV) në fundvit. Prej katër ditësh, kurrkush nga zyrtarët nuk është deklaruar për këtë skandal.

Në edicionin e fundvitit, emisioni “Interaktiv” i KTV-së e pati shpallur si “tregti të vitit” zgjedhjen e Lamës për ambasadore. Kjo për shkakun se Lama, ish-gazetare dhe ish-aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), si deputete e Lidhjes Demokratike (LDK) i kishte kontribuuar kuorumit për zgjedhjen e presidentit të shtetit, ani se para këtij zhvillimi ajo ishte ndër parlamentarët më të zëshëm kundër ngjitjes së Hashim Thaçit në majë të pushtetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vetëm pak kohë më vonë, me dekret të Thaçit, Lama fitoi një “punë ëndrrash” – postin e ambasadores në Romë të Italisë.

Ambasadorja ka reaguar publikisht kundër stories, duke mos iu kundërvënë me fakte. Në llogarinë e saj në “Facebook”, Lama ka fyer KTV-në dhe drejtuesin e “Interaktiv”-it, gazetarin Xhemajl Rexha.

“Per pseudogazetarin Xhemajl Rexha dhe KTV-ne qe mbreme paskan zbuluar se cila eshte ‘endrra’ e shqiptareve te Shqiperise, por dhe albanofobine e tij: Definivisht eshte me mire te kesh enderr Romen, sesa te kesh enderr Beogradin qe e ka soji juaj!”, ka shkruar Lama.

Ky postim ka nxitur shumë reagime, përfshirë edhe atë të drejtoreshës menaxhuese të Grupit KOHA, Flaka Surroi, e edhe reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK). Sipas Surroit, një vendim shkarkimi i menjëhershëm do të duhej të pasonte. AGK-ja, ndërkaq, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) që të mos lejojë ambasadorët që t’i fyejnë gazetarët, në asnjë rast.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz