Punime intensive në këtë fshat të Drenicës (FOTO)

Në Runik po vazhdojnë punimet me intensitet të shtuara në ndërtimin e rrugëve të lagjeve dhe në kanalizimin fekal të fshatit. Të dy projektet kanë rëndësi të veçantë për runikasit.
Duke qenë maksimalisht i përkushtuar për realizim të projekteve me standarde të larta, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka qëndruar në Runik.
Në Lagjen e Re ai ka kërkuar nga banorët bashkëpunim në inspektimin e përbashkët të punimeve në rrugët e lagjeve, duke i siguruar ata se organet kompetente do t’i marrin para sysh shqetësimet eventuale të banorëve.
Banorët e Lagjes së Re shprehën kënaqësinë për nisjen e punimeve dhe falenderuan Komunën e Skenderajt dhe Nura për interesimin e treguar.
Ndërsa po ashtu gjatë ditës Nura ka inspektuar edhe punimet në projektin e kanalizimit fekal të Runikut. Ai ka kërkua edhe këtu realizim të punimeve cilësore më qëllim të evitimit të problemeve që do të mund të paraqiteshin në të ardhmen.
Lexo edheSkenderaji pa rrymë në Natën e Bajramit!
Komuna e Skenderajt është duke bërë investime të shumta në tërë territorin e saj, në foukus të tyre është edhe Runiku si bashkësia më e madhe lokale e Skenderajt./DrenicaPress.info/
















