Nis mbledhja e OVL-UÇK, në orën 13:30 konferencë për media
dp

Lexo edheStudentët revoltohen me Specialen, marshojnë në protestë, mbështesin katërshen e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka nisur mbledhjen, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në kuadër të zhvillimeve të sotme, OVL-UÇK ka paralajmëruar edhe konferencë për media, e cila do të mbahet në orën 13:30.
Në këtë konferencë pritet të bëhet e ditur qëndrimi i organizatës lidhur me aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Lexo edheStudentët revoltohen me Specialen, marshojnë në protestë, mbështesin katërshen e UÇK-së
OVL-UÇK ka kundërshtuar më herët vendimin e Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe duke thënë se lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare.
Më shumë detaje priten pas përfundimit të mbledhjes dhe në konferencën për media që nis në orën 13:30.