back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmePunëtori i IT-së në Aeroportin e Prishtinës vdiq nga sulmi në zemër

Punëtori i IT-së në Aeroportin e Prishtinës vdiq nga sulmi në zemër

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Punëtori i IT-së në Aeroportin e Prishtinës, i riu Gent Zymberi po dyshohet se ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak.

Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë nga Policia e Kosovës, megjithatë Gazeta Express merr vesh se rezultatet e para të hetuesisë po çojnë në konstatimin se vdekja e të riut në vendin e tij të punës ka qenë si pasojë e sulmit kardiak.

Në trupin e tij nuk është gjetur asnjë shenjë dhune që mund të çojë në dyshime tjera.

Po ashtu, burime brenda hetuesisë bëjnë të ditur se është marrë vesh se Zymberi kishte shfaqur më parë edhe probleme me tension.

Gent Zymberi u raportua të martën në mëngjes se është gjetur pa shenja jete në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai ishte punëtor në sektorin e IT-së të Aeroportit.

Lajmin për vdekjen e tij e kishte konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rast vdekje e dyshimtë është raportuar rreth orës 08:00 të mëngjesit”, kishte thënë zëdhënësja Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz