BallinaLajmePunëtorët e KEK-ut në protestë

Punëtorët e KEK-ut në protestë

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Marrëveshja kolektive në nivel të KEK-ut, dhënia e pagës jubilare në vazhdimësi e jo vetëm për periudhën 2015-2017, rivitalizimi Termocentralit Kosova A, rishikimi i ligjit për paga dhe rritja e shujtës së ushqimit janë arsyet për të cilat do të protestojë sot Sindikata e Re e KEK-ut.

E në rast të mos përmbushjes të kërkesave të tyre, sindikalistët paralajmërojnë greva.

Nënkryetari i Sindikatës të Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica thotë se kanë zgjedhur protestën për të paraqitur kërkesat e tyre dhe për t’i dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e atyre kërkesave.

Llumnica në një intervistë për KosovaPress, thotë se kështu synojnë të marrin vëmendjen e duhur nga Qeveria, pasi siç thotë ai, asnjëherë nuk kanë pasur bisedime para protestave, vetëm pas tyre.

Sipas tij, janë një mori kërkesa që nuk janë realizuar nga menaxhmenti i KEK-ut, e as nga Qeveria e Kosovës.

Duke folur për kërkesat e sindikalistëve, Llumnica thotë se një ndër ato, është edhe marrëveshja kolektive në nivel të sektorit, pasi KEK është e vetmja kompani publike në Kosovë që nuk ka marrëveshje kolektive.

Po ashtu, ai shpreh edhe nevojën për rivitalizimin e termocentralit “Kosova A”.

Ndërsa një arsye tjetër që i shtynë të protestojnë, thotë të jetë edhe ligji për paga dhe shujta e ushqimit në vlerë prej 3.5 euro, në krahasim me 1.70 euro sa është aktualisht.

Krejt në fund, Llumica thotë se deri më tash nuk kanë marrë ndonjë premtim nga Qeveria e Kosovës, për përmbushjen e ndonjërës nga kërkesat e sindikatës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz