back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPunëtorët e 'Ferronikelit' paralajmërojnë grevë, menaxhmenti tërheq vërejtjen për pasojat

Punëtorët e ‘Ferronikelit’ paralajmërojnë grevë, menaxhmenti tërheq vërejtjen për pasojat

Të ngjajshme

Zyrtare: Formacioni startues i Kosovës U21 kundër Spanjës

Kosova U21 sonte luan kundër Spanjës U21 në stadiumin...

Fenerbahçe e zyrtarizon Tedescon si pasardhësin e Mourinhos

Pasi u nda me Jose Mourinhon pas eliminimit nga...

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “Ferronikelit” ka marrë vendim që të martën (12.11.2019) të mbahet grevë në vendin e punës, për shkak se menaxhmenti i “Ferronikelit” nuk ka përfillur kërkesën për ngritje të pagave nga 100 euro për të gjithë të punësuarit. Iftach Ben Shlomo: Greva është e paligjshme, në kundërshtim me Nenin 7 të Ligjit për Greva, nuk përjashtohen largime nga puna, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Drenas. Sikurse edhe para më shumë se një viti, kur të gjithë punëtorët e “Ferronikelit” kishin ndalur punën për shkak se menaxhmenti nuk ua kishte paguar pagat, një ndërprerje e prodhimit në “Ferronikel” mund të ndodhë edhe tani, pasi që për të martën, më 12.11.2019, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “Ferronikelit” ka paralajmëruar grevë të punëtorëve.

Shkak për grevë, sipas SP-së së Punëtorëve të “Ferronikelit”, është mospërfillja e kërkesës se SP-së për ngritje të pagave nga 100 euro për secilin punëtor. Greva e paralajmëruar do të mbahet më 12.11.2019 në platenë para punëtorisë qendrore me ndërprerjen e punës.

Menaxhmenti i “Ferronikelit” ia ka dërguar një letër SP-së së Punëtorëve të Ferronikelit, me të cilën e ka vlerësuar të paligjshme grevën, si dhe i ka njoftuar për pasojat që punëtorët mund t’i kenë. Sipas letrës njoftuese, nuk përjashtohen as largimet nga puna, duke pasur parasysh dëmet që mund t’i shkaktohen kompanisë nga mbajtja e “një greve të paligjshme”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz