Pas barazimit 2-2 me Villarrealin, që nuk është pritur mirë as nga tifozët e as nga drejtuesit e klubit, Real Madridi ka reaguar duke bërë goditjen e parë të janarit.
Sipas AS, Brahim DIaz që tashmë mund të konsiderohet lojtar i ri i Realit.
AS raporton se klubi spanjoll ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e 19-vjeçarit të talentuar, për shifrën e 15 milionë eurove.
Më 2 nëntor, Pep Guardiola u pyet për interesimin e Madridit në Brahim Diaz dhe largimi i tij të mundshëm: “Ai vendos …”. Dhe ai e ka bërë atë. Diaz do të luajë në Madrid për gjashtë sezonet e ardhshme./Insporti.com/