back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaJetëKuriozitetePulat, më të zgjuara sesa që mendohej

Pulat, më të zgjuara sesa që mendohej

Të ngjajshme

Administrata “Trump” pezullon Lotarinë Amerikane

Princesha e Kurorës Norvegjeze Mette-Marit ka nevojë për transplant...

Theret me thikë një person në Prizren

Një person raportohet të jetë therur me thikë në...

Superkupa e Italisë: Bologna–Inter, gjithçka gati për gjysmëfinalen në Riad

Aksioni i Superkupës së Italisë vazhdon të premten në...

Ndryshe nga ajo që besohet, bëhet e ditur se pulat posedojnë personalitete të dalluara dhe disa aftësi kognitive, raporton Anadolu Agency (AA).

Një hulumtim i cili është publikuar në faqen e internetit Science Daily i realizuar në SBHA në lidhje me psikologjinë, sjelljet dhe emocionet e kafshës shtëpiake më të përhapur në botë, pulës, ka treguar se pula posedon aftësi të shumta psikologjike, të të sjellurit dhe emocionale.

Hulumtimi ka treguar se zogjtë e posaçelur mund të bëjnë dallimin mes sasive. Madje është vërejtur se ata kanë njohuri për radhitjen. Në një eksperiment të zhvilluar, para zogjve pesëditorë janë paraqitur dy grupe objektesh në sasi të ndryshme që zhdukeshin prapa dy perdeve. Zogjtë kanë arritur që të ndjekin perden prapa së cilës ndodhej sasia më e madhe, ndërkohë që po ashtu është vërejtur se zogjtë kanë aftësi të mbajnë mend deri në 180 sekonda trajektoren e një topi të fshehur.

Hulumtuesit kanë theksuar se këtë sjellje të pulave nën kushte të njëjta e kanë hasur në shumë majmunë. Ndërkaq, hulumtimi gjithashtu ka shpalosur se pulat kanë aftësi ta kontrollojnë veten nëse është e nevojshme të pritet për një shpërblim më të mirë ushqimor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz