Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda i ka përzgjedhur 11-të futbollistët që do të hynë në fushë për ndeshjen ndaj Suedisë.
Kjo ndeshje, që luhet në “Fadil Vokrri”, i përket kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.
Foda ka vendosur për katër ndryshime në formacion, për dallim nga ndeshja e parë ndaj Zvicrës.
Fidan Aliti e nis nga fillimi, në vend të kapitenit Amir Rrahmani, që mungon shkaku i lëndimit. Dion Gallapeni është titullar po ashtu, duke e zëvendësuar Leart Paqaradën.
Baton Zabërgja po ashtu do të jetë në fushë nga fillimi, teksa edhe Albion Rrahmani do të jetë në krye të sulmit me Vedat Muriqin.
Duket se Foda ka vendosur për sistemin 4-4-2.
FORMACIONET ZYRTARE:
KOSOVA: Muric; Vojvoda, Dellova, Aliti, Gallapeni; Zabërgja, Avdullahu, Rexhbeçaj, Muslija; Muriqi, Rrahmani.
SUEDIA: Olsen; Ekdal, Hien, Gudmundsson; Saletros; Bernhardsson, Larsson, Ayari, Svensson; Elanga, Gyokeres.