Publikohen pamjet nga aksidenti fatal në Nabërgjan të Pejës (Foto)
dp

Lexo edhePolicia arreston dy persona për një zjarrëvënie që ndodhi në shkurt në një lokal në Prishtinë

Kanë dalë pamjet e para nga aksidenti tragjik që ndodhi sot në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku për pasojë një person humbi jetën, ndërsa katër të tjerë u lënduan, transmeton IndeksOnline.
Në pamje shihet vendi i ngjarjes i rrethuar nga njësitet policore dhe automjetet e dëmtuara rëndë si pasojë e përplasjes.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për IndeksOnline se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Lexo edhePolicia arreston dy persona për një zjarrëvënie që ndodhi në shkurt në një lokal në Prishtinë
Hetuesit e trafikut, së bashku me njësitë relevante, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit./IndeksOnline/
