That’s another great thing about the #BTSport app and the 360 feature – You can watch the fight in the crowd #FurySeferi #TysonFury #Boxing #Fight
Publikohen pamje tjera: Rrahja gjatë duelit Fury – Seferi (VIDEO)
BILLI·

Në meçin ndërmjet Tyson Furyt dhe Sefer Seferit më shumë aksion kishte jashtë se brenda ringut.
Ndërkohë që dy boksierët po e zhvillonin raundin e dytë, një përleshje nisi mes publikut në Manchester Arena.
Madje edhe vet britanikut, atmosfera jashtë ringut iu duk mjaft interesante, saqë u ndal për të shikuar se çfarë po ndodhte.
Tysin e humbi përqendrimin, ndërsa Seferi qëndroi i palëvizshëm dhe që të dy shikuan jashtë ringut.
Gjyqtari ua tërhoqi vërejtjen dhe dy boksierët vazhduan të boksonin, përkundër se boksdashësit nuk ishin të kënaqur me performancën e tyre.

Lexo edheMomenti kur Seferi dorëzohet ndaj Tyson Fury (VIDEO)














