back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaShqiptarePublikohen dhe zhduken menjëherë pamjet e vrasjes së Komandant Shqiponjës

Publikohen dhe zhduken menjëherë pamjet e vrasjes së Komandant Shqiponjës

Të ngjajshme

Hipertension shkaktohet nga konsumimi i tepërt i kripës

Nuk është më sekret se konsumimi i tepërt i...

“Taktikët” e ushtrisë hungareze vendosen me sukses në Kosovë

Kompania e dytë hungareze e Batalionit Rezervë Taktik Kinetik...

Vijon “fshesa” e IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje...

Chelsea e huazon Fofanan te skuadra turke

David Datro Fofana është bërë me skuadër të re. Chelsea...

Sheqerim Ahmedi, i njohur si “El-Cheka” pas publikimit të përgjimeve të shumta të funksionarëve të BDI-së, sot ka publikuar një video për të cilën thotë se është momenti i vrasjes së Xhemail Rexhepi i njohur si Komandant Shqiponjës nga Kumanova.

Megjithatë, disa minuta pas publikimit të videos në faqen e tij të Facebook-ut, profili i “El-Cheka” është mbyllur ndërsa bashk me të janë zhdukur edhe pamjet.

“El-Cheka-s” disa herë me radhë i janë mbyllur profilet dhe faqet që hapte në Facebook, me qëllim që ta ndalojnë nga publikimi i përgjimeve të funksionarëve të BDI-së që ai i posedon.

Ndaj tij është ngritur edhe padi nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, për posedim dhe publikim të paligjshëm të materialeve të përgjuara.

Ndërsa sa i përket vrasjes Komandant Sololit. ngjarja ka ndodhur më 23 korrik të vitit 2015 në Kumanovë gjatë garës për kryetar të BDI-së, ndodhi një incident, ku si pasojë u plagos pretendenti kryesor për kryetar dege Xhemail Rexhepi i cili më pas nuk u mbijetoi dot plagëve.

Incidenti ka ndodhur në një lokal afër fakultetit të USHT-së në Kumanovë, ku Rexhepi është dashur të takohet me Bajram Limanin, që të koordinohen lidhur me zgjedhjen e kryetarit.

Ndryshe, Limani është i dyshuari kryesor për vrasjen e Rexhepit, derisa ai pati thënë se ishte në vetëmbrojtje./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz