back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePublikimi i testit të Maturës në facebook: Policia interviston një person

Publikimi i testit të Maturës në facebook: Policia interviston një person

Të ngjajshme

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Vuçiq: Gjenocidi është term juridiko-politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ka...

“Tym i zi” për Ardian Ismajlin, do të qendrojë për një muaj jashtë fushave

Do ta marrë malli për futbollin. Ardian Ismajli është sërish...

I dyshuari më iniciale N.I. është intervistuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Hyrje në sistemin kompjuterik”, ku ka bërë shpërndarjen e testit të maturës në rrjetin social facebook. Derisa ky person është intervistuar, Policia e Kosovës bën të ditur se personi i dytë është në procedurë hetimore.

Në prononcimin e Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast thuhet:

Informacion lidhur me testin e Maturës nga MASHT-i 2016 

Referuar mbajtjes së testit të Maturës-2016 të organizuar nga MASHT-i, Policia e Kosovës në të gjitha rajonet policore i ka ndërmarrë masat e nevojshme policore në aspektin e sigurisë.

Bazuar në rrethanat dhe informacionet e pranuara me datë 04/06/2016 nga zyrtarët kompetent të MASHT-it, për dyshimet e mundshme se dy persona kanë publikuar testin e Maturës në rrjetin social “Facebook”, Policia e Kosovës me njësitet relevante të krimeve kibernetike ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme për zbulimin e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Si rezultat i bashkëpunimit me MASHT-in dhe si rezultat veprimeve të shpejta të zyrtarëve policor, po të njëjtën ditë (04/06.2016) është identifikuar dhe intervistuar personi i dyshuar N.I. me dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale “Hyrje në sistemin kompjuterik”, përderisa personi i dytë i dyshuar është në procedurë hetimore.

Ndërsa me datë 08/06/2016 nga zyrtarët e MASHT-it kemi pranuar informacione shtesë lidhur me dyshimet për përfshirje edhe të disa personave tjerë, që po ashtu dyshohet se kanë bërë publikimin e testit të Maturës në rrjetin social “Facebook”, ndaj të cilëve Policia e Kosovës ka nisur procedurat e verifikimit dhe hetimit.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me MASHT-in, do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme të sigurisë me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar që janë përfshirë apo mund të përfshihen në vepra të tilla penale.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz