BallinaSportPSG-ja ia mësyn Alvarezit, Atletico i kërkon 150 milionë euro

PSG-ja ia mësyn Alvarezit, Atletico i kërkon 150 milionë euro

Të ngjajshme

Hoxha i Drenasit, në garë për deputet

Imami në xhaminë e Drenasit, hoxhë Osman Musliu, ka...

Al Nassrit e Ronaldos i ndalet festa në sekondat e fundit

Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo ishin pranë triumfit dhe...

Pritjes i vjen fundi, Real Betis kualifikohet në Champions pas 21 vitesh

Real Betis ka arritur rikthimin e madh në Champions...

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën, gjatë orëve të para të 24-orëshit, pritet...

Paris Saint-Germaini i ka nisur kontaktet me Atlético Madridin për transferimin e sulmuesit argjentinas, Julián Álvarez.

Klubi francez e konsideron lojtarin si një nga objektivat kryesorë për repartin ofanziv dhe është i gatshëm ta bëjë një investim të madh gjatë afatit kalimtar të verës, shkruajnë mediat franceze, përcjell “Gazeta Express”.

Atlético nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë yllin e saj dhe vlerësimi për kartonin e Álvarezit e kalon shifrën e 150 milionë eurove.

Drejtuesit madrilenë e shohin argjentinasin si një element kyç të projektit të tyre dhe nuk duan të hapin negociata pa një ofertë rekorde.

Nga ana tjetër, PSG-ja vazhdon ta monitorojë situatën dhe besohet se trajneri Luis Enrique e pëlqen shumë profilin e ish-sulmuesit të Manchester Cityt.

Interesimi i parisienëve për lojtarin nuk është i ri, pasi kampioni aktual evropian kishte tentuar ta transferonte edhe më parë. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz