Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, tha se mungesa e propozitës së Vjosa Osmanit për president nga Vetëvendosje nuk lidhet me kompetencat e saj, por me llogaritje të brendshme partiake.
Ai vlerësoi se vendimet po merren për interesa të partisë dhe jo për interes të vendit.
“Vjosa Osmani është treguar e suksesshme në përfaqësimin në arenën ndërkombëtare. Ky sukses nuk mund t’i atribuohet VV-së ose ish-partisë së Vjosës, edhe pse ka pasur ministrinë e Jashtme. Duket se Vjosa nuk ka përkrahje serioze as nga ish-partia e saj. Kalkulimet bëhen për interesa të partive, jo për interes të vendit”, tha Humolli për GazetaBlic.