Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPse KEK e KESH nuk shkëmbejnë energji edhe pse marrëveshja është në...

Pse KEK e KESH nuk shkëmbejnë energji edhe pse marrëveshja është në fuqi

Të ngjajshme

Rashford zbarkon në Barcelonë

Marcus Rashford do të jetë lojtari më i ri...

Tragjike: Bien nga lartësia, vdesin dy punëtorë ndërtimi në Gjakovë

Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë vdekur në Gjakovë. Menjëherë...

Zhduket një kosovar, shkoi për pushime në Shqipëri humb kontaktin me familjen

Një mashkull kosovar është raportuar i zhdukur, kishte shkuar...

Paralajmërohet javë e nxehtë, temperaturat deri 38 gradë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga data 21 deri...

Më 2025 nuk ka pasur shkëmbim të energjisë elektrike ndërmjet KEK-ut dhe KESH-it, respektivisht Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe pse, zyrtarisht, marrëveshja mbetet në fuqi, tash e pesë muaj shkëmbimet janë ndërprerë.

Tash e pesë muaj Korporata Energjetike Kosovës dhe Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë nuk janë duke shkëmbyer energji elektrike.

Kjo përkundër që marrëveshja për këmbimin e tepricave të energjisë ndërmjet KEK-ut dhe KESH-it, varësisht kushteve atmosferike dhe kur njëra ose tjetra ka nevojë, e nënshkruar vite më parë, zyrtarisht, mbetet në fuqi.

Derisa deponimet e fundit u regjistruan në dhjetor 2024, ndërmarrja publike kosovare vitin e kaluar e mbylli me bilanc negativ nga shkëmbimet me homologët në Shqipëri.

“Viti 2024 është përmbyllur me 3,384 megavatë orë obligim i KEK ndaj KESH-it, Gjatë vitit 2025 nuk ka pasur shkëmbim në mes të KEK dhe KESH”, thuhet nga KEK-u.

Para kësaj ndërprerjeje, dimrin e fundit niveli i depozitave nga Shqipëria shënoi ulje krahasuar me atë paraprak, sipas të dhënave që KESH-i i ka dërguar televizionit Dukagjini.


KEK fillon zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike

Lexo po ashtu
KEK fillon zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike

“Në këtë stinë dimri, sasia e energjisë që KESH sh.a. ka depozituar në KEK sh.a. është 4,927 megavatë orë, ndërsa dimrin e kaluar sasia ka qenë 6,320 megavatë orë”, thuhet nga KESH.

Në krijimin e situatës së re kanë ndikuar angazhimet në Bursën Shqiptare e Energjisë – ALPEX, bashkëpronare të së cilës janë Shqipëria dhe Kosova.

“Prioritet i KEK-ut është kthimi i energjisë që është obligim i akumuluar, të gjitha kapacitetet e lira në dispozicion në linjën e transmetimit Kosovë – Shqipëri nga muaji Dhjetor 2024, i alokohen Bursës shqiptare të energjisë ALPEX, prandaj është e pamundur të planifikohet Deponimi i tepricave nga ana e KEK-ut”, thuhet nga KEK-u.

Ndikimi i ALPEX-it u konfirmua edhe nga Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë.

“Implementimi i ALPEX në Shqipëri dhe Kosovë ka rritur mundësitë e shoqërive për akomodim të energjisë elektrike në rast të tepricave ose sigurimin e furnizimit në rast mungese të energjisë elektrike. Gjithashtu, palët kanë shkëmbyer energji elektrike duke shfrytëzuar kapacitetet e interkoneksionit, të cilat lirohen nga Bursa ALPEX pas tregtimit të energjisë elektrike në intraday”, thuhet nga KESH.

Bazuar në marrëveshjen ndërmjet dy ndërmarrjeve publike, shkëmbimi bëhet sipas parimit megavat për megavat – ndërsa me tregtimin në bursë ndryshon varësisht momentit.

- Advertisement -

Të Fundit