Pse Haaland e ka Instagramin e kaltër?! Ylli i Manchester Cityt fiton një çmim interesant

Erling Haaland ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi profili i tij në Instagram është shfaqur me ngjyrë të kaltër. Megjithatë, ky ndryshim nuk ka të bëjë as me Manchester Cityn dhe as me ndonjë abonim me pagesë.
Sulmuesi norvegjez është njëri nga 25 fituesit e çmimeve “Instagram Rings 2026”, një vlerësim që u jepet krijuesve të përmbajtjes për kreativitetin dhe ndikimin e tyre në kulturën digjitale, shkruan Indeksonline

Fituesit janë përzgjedhur nga një juri prej 14 anëtarësh dhe, si pjesë e këtij vlerësimi, përfitojnë mjete dhe veçori ekskluzive në Instagram.
Në mesin e tyre është edhe ndryshimi vizual i profilit, përmes sfondit të kaltër dhe unazës përreth fotografisë së profilit, veçori që tashmë mund të vërehen edhe te Haalandi.

Lexo edheSuper Messi, ylli argjentinas shënoi gol të bukur dhe ia siguroi fitoren Inter Miamit
Kështu, përveç paraqitjeve në fushën e futbollit, ylli i Manchester Cityt po merr vëmendje edhe për ndikimin e tij në botën digjitale./Indeksonline/
🚨VEJA: O Instagram revelou a lista dos 25 vencedores da edição de 2026 do Rings Awards. A premiação reconhece criadores que se destacam pela originalidade e pelo impacto de seus conteúdos. Além de receberem um anel exclusivo e personalizado, os premiados terão benefícios… pic.twitter.com/Wxd6ytJwXF
— CHOQUEI (@choquei) October 29, 2026














