back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaOpinionePse duhet ta votojmë Naim Bazajn për deputet

Pse duhet ta votojmë Naim Bazajn për deputet

Të ngjajshme

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...
- Advertisement -

Naim Bazaj njëri nga figurat emblematike të UÇK-së, i përkushtuar për çlirimin e vendit njëherit kontribues i madh i çështjes kombëtare. Ishte komandant i Drenices me vlera të pakontestueshme, njëherit familje që dha shumë për lirinë e Kosovës.

Familja Bazaj është familje dëshmorësh e atdhetarësh dhe kontributdhënës të çmueshëm për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Naim Bazaj i lindur me 03.09.1971 në fshatin Qëndresë të komunës së Drenasit, i kyçur në UÇK që në ditet e para me tërë familjen në sherbim të atdheut. Naim Bazaj ishte pjesë e ndërtimit të institucioneve të Kosovës, këshilltar i Ministrit të Mirëqenies Sociale ku në kohën që ishte këshilltar kjo ministri tregoi ndihmë solidare për njerëzit me nevojë, ku në çdo moment ishte pranë tyre.

Me tutje në vitin 2009 ishte kandidat për këshilltar komunal i cili ishte njëri nga më të votuarit në nivel komunal. Poashtu në zgjedhjet e vitit 2013 ishte kandidati më i votuar në nivel të Kosovës. Për dy mandate në saje të kontributit dhe peshës së votes Naim Bazaj është Kryetar i Kuvendit (kryesues i asambles) të Komunës së Drenasit.

Tani kandidat potencial për deputet në Kuvendin e Republikes së Kosovës. Edhe tani në kohën e fillimit të ri Naim Bazaj siç ishte komandant i suksesshëm në kohë lufte, siç ishte i suksesshëm në kohë të ndertimit të institucioneve të Kosovës, i suksesshëm do të jetë edhe në organin më të lartë legjislativ si Deputet I Kuvendit të Republikes së Kosovës.

Të ndëruar anëtar dhe simpatizues të Partisë Demokratike të Kosovës, shokë miq e dashamirë besoni në potencialin e pakontestuar të Naim Bazes, sepse atë që e premton e realizon, është njeri i proceseve, i vendimmarrjes, i fjales, dhe i beses. Prandaj investimi juaj (besimi juaj) për Naim Bazen me numrin 107 dhe PDK numri 12 është adresë e prospiritetit, e zhvillimit ekonomik, arsimor e shendetësor.

Shkruan: Shpëtim Dvorani

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz