PAQJA STUDENTORE e ka parë të arsyeshme që ta organizojmë këtë protestë për shkak se studentët janë ata të cilët e pësojnë më së shumti nga ky përjashtim i Agjencisë së Akreditimit. Qëllimi jonë është që të thërrasim në ndalimin e ndërhyrjeve politike në arsimin e Kosovës dhe mos të përzgjedhen bordet me anëtarë aktivistë të partive që janë në qeveri.
Organizata jonë nuk po e mbron asnjërin bord, as atë që ka qenë e as këtë të riun, sepse që të dy kanë qenë politike dhe kanë pasur veprime korruptive. Ne po thërrasim që përzgjedhja e anëtare të bordeve të këtilla të bëhet sipas kritereve në mënyrë që të arrihen suksese.
Nuk është normale që studentët e Kosovës mos ta kenë të drejtën e vazhdimit të studimeve nëpër shtetet e Evropës. Kjo tregon qartë se gjendja është alarmante dhe nevojiten ndryshime të mëdha.
Kërkesat tona:
1. Ne kërkojmë nga Kryeministri dhe Ministri i Arsimit që të japin llogari para Kuvendit të Kosovës për këtë dështim. Ata patjetër duhet të kenë një përgjigje për këtë që ka ndodhur. Ne kerkojme nga deputetet e parlamentit qe ta therrasin interpelancen.
2. Poashtu ne kërkojmë që të ndryshohet Ligji për Arsimin e Larte në mënyrë që Agjensia e Akreditimit të jetë e pavarur në aspektin e formimit të bordit të saj, të zgjidhet nga Kuvendi, e të mos jetë kompentencë vetëm e Ministrisë së Arsimit.
3. Gjithashtu, ne nuk e shohim si problem vetëm rrezikimin e mosnjohjes së diplomave nëpër universitetet e Evropës. Protesta jonë ka qenë për komplet politizimin e arsimit në Kosovë. Kjo ka të bëjë edhe me akreditimet dhe mosakreditimet që janë bërë vitin e kaluar, ku ka pasur shumë parregullësi, sidomos nëpër kolegjet private.
4. Kerkojme nga EQAR-i qe te jape sqarime te detajuar per perjashtimin e Agjensise se Akreditimit.
Protesta është krejtësisht paqësore dhe e vetëinicuar dhe s’ka të bëjë me asnjë presion politik a partiak. Ne e kemi konsideruar këtë formë si më adekuaten që të mirremi parasysh. Fokusi i shumicës së qytetarëve është në procese tjera për të cilat nuk janë as të informuar si duhet, dhe ne po kërkojmë që të mendohet edhe për studentët të cilët janë potenciali më i madh i shtetit tonë.
- Advertisement -