BallinaLajmeProkuroria tregon si u vra hajni në Shtime

Prokuroria tregon si u vra hajni në Shtime

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Policia është në kërkim të personave të tjerë që ishin bashkë me grabitësin kur kryen vjedhjen në Godanc të Shtimes

Dyert e Gjykatës Themelore te Ferizajt u bllokuan nga banorët e Shtimes.

Ata përmes kësaj proteste paqësore, po kërkojnë lirimin e dy vëllezërve Nrecaj që u ndaluan, pasi dyshohet se goditen për vdekjen hajn, Fehmi Gashi, që e kapën duke vjedhur, raporton T7.

Që nga dita kur ndodhi ngjarja në Godanc, policia është në kërkim të personave tjerë që ishin bashkë me të ndjerin.

Vdekja e grabitësit Fehmi Gashi, erdhi nga goditjet me thikë që mori nga vëllezërit Nrecaj.

Këtë e ka konfirmuar për T7, kryeprokurori Shukri Jashari.

T7 ka tentuar të marrë informacione më të hollësishme, nga drejtori i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, mirëpo ai nuk ka dhënë përgjigje.

Ndërkohë në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt të cilin ka siguruar T7, thuhet se paraburgimi për të dyshuarin N.Nrecaj, u caktua konform dispozitave të nenin 187, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje, neni 17, në bashkëkryerje, lidhur me nenin 31 të KRPK’së.

Aty gjithashtu shkruan se refuzohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Avni Nrecaj.

I njëjti mbetet në arrest shtëpiak.

Ndërkohë, avokati i Nuhi Ndrecaj, Abdurrahim Islami, tha se ka bërë gati ankesën për klientin e tij.

Nga Policia e Ferizajt, kanë thënë se janë duke vazhduar kërkimet për tre grabitësit e tjerë të arratisur.

Siç thonë ata kërkime po bëhen në rajone të ndryshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz