Prokuroria Speciale dorëzon në Gjykatën Themelore kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit, të arrestuar për spiunazh
dp

Lexo edheKonjufca: Kuvendi do të konstituohet sot, Kurti do të bëhet sërish kryeministër

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Fatmir Sheholli.
Sheholli është arrestuar gjatë ditës së enjte nga një aksion i Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale dhe AKI-së, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale spiunazh.
“Prokuroria Speciale e Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj F.SH., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.”- ka bërë të ditur për Nacionale zëdhënsja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Lexo edheKonjufca: Kuvendi do të konstituohet sot, Kurti do të bëhet sërish kryeministër