BallinaLajmeProkuroria në Prizren siguron urdhrin: Ngrihen 42 prona në vlerë rreth 3...

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin: Ngrihen 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro

Të ngjajshme

Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu: Do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu...

Ministria e Industrisë dhe Ndërmarrësisë gjobit me 90 mijë euro KEDS-in për parregullsitë me njehsorët elektrikë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), gjegjësisht...

MINT gjobit KEDS-in me 90 mijë euro, 18 njehsorëve u kishte skaduar afati i vlefshmërisë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka...

Në një proces hetimor që është duke vazhduar, Prokuroria Themelore në Prizren është duke trajtuar një rast që lidhet me veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, me qëllim përfitimi pasuror dhe pengimin e kthimit të pronave te pronari i ligjshëm.

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prizren ka arritur të sigurojë Urdhrin Ndalues Përfundimtar për të gjitha pronat e të dëmtuarit, duke mundësuar ngrirjen e 42 pronave me vlerë të përgjithshme të tregut rreth 3 milion euro.

“Këto prona pritet që, pas përfundimit të procedurës penale, t’i kthehen të dëmtuarit.Në kuadër të hetimeve, prokuroria është duke zhvilluar procedurë penale ndaj tre personave fizikë, dy prej të cilëve të trajtuar nën masat e sigurisë për prezencën e të pandehurve në procedurë”, thuhet në njoftim.

Në fund ajo bën të ditur se rasti është duke vazhduar të hetohet dhe publiku do të mbahet i informuar për zhvillimet e mëtejme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz