BallinaLajmeProkuroria në Prizren ngre aktakuzë për tentim-vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për tentim-vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

Të ngjajshme

Mjeke shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së, kjo është gjendja e saj

Një mjeke shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë në...

Identifikohet personi i gjetur i vdekur në Prizren

Më 26.03.2026, rreth orës 11:36, policia ka pranuar një...

Ish banorja e ‘BBVK’ s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë të dashurin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e njëkohësisht e...

Këtë të diel ndërrohet ora, do të flemë një orë më pak

Këtë të diele do të bëhet ndërrimi i orës,...

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.G., i cili akuzohet për tentim-vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Prokurorisë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka dorëzuar aktakuzë kundër të pandehurit për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas neneve përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ngjarja ka ndodhur më 17 tetor 2025, rreth orës 00:10, në banesën familjare në Prizren. Prokuroria pretendon se B.G., pas një konflikti të çastit me motive xhelozie, ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij M.A., duke e goditur gjashtë herë dhe duke i shkaktuar dëmtime të rënda të organeve të brendshme.

Gjatë incidentit, sipas aktakuzës, ai ka goditur me thikë edhe vajzën e mitur të viktimës, e cila kishte tentuar të ndërhynte, duke i shkaktuar lëndime serioze në kraharor dhe bark. Lëndimet e tyre janë konfirmuar nga ekspertiza mjeko-ligjore e datës 24 nëntor 2025.

Prokurori i çështjes ka kërkuar nga gjykata që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz